Një 40-vjeçare ka rënë në një turbin (tubë qeramik me grykë të gjerë për thithjen e ujërave) në anë të rrugës, teksa ka qenë duke ecur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Policia njofton se gruaja është nxjerrë menjëherë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Librazhd / Informacion paraprak
Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një turbin e cila ishte në anë të rrugës.
Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: