VLORE – Autori i masakrasës së Resulajt, Ridvan Zykaj, ka dalë sot përpara gjykatës së Vlorës, mbi të cilin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’.

Teksa shihet në pranga në praninë e dy gardianëve, 24-vjeçari u përball fillimisht me “gjyqin”e gazetarëve.

“Pse e bëre?”, “Po fëmijët pse i vrave?” apo “Je penduar?”, kanë qenë pyetjet e para që gazetarët i kanë bërë Ridvan Zykajt, para se ky i fundit të marrë vendimin nga gjyqtarët.

Megjithatë siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, autori i 8 viktimave të fisit Zykaj, shfaqet i ftohtë duke i parë drejt e në sy e duke mos i kthyer asnjë përgjigje.

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë prej familjarëve të 24 vjecarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk është i pranishëm në procesin gjyqësor.

Gjithashtu asnjë avokat nuk ka marrë përsipër ta mbrojë në këtë çështje të riun.

Ngjarja

Të premten orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë u njoftua për vrajsen e 8 personave që i përkisnin dy familjeve Zykaj. Çdo gjë nisi për pulat. 24-vjeçari Ridvan Zykaj u akuzua nga një prej grave të familjes gjatë një drekë familjare  se i kishte vjedhur pulat. Kaq u desh që 24-vjeçari të vriste në pak minuta 8 persona , dy prej tyre fëmijë.

Viktimat
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb