Autobusi me mbështetësit e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, është përplasur me një kamion, ku për pasojë u plagosën 22 persona.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Saraya, ndërsa mësohet se kishte votues nga partia e Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Orgu. Mësohet se ishin duke festuar mbi fitoren e Erdoganit në zgjedhjet presidenciale.

Të plagosurit janë transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb