Të paktën 20 persona janë gjetur të vdekur brenda një klubi nate në Afrikën e Jugut, ndërsa dyshohet se janë helmuar.

Brigadieri Tembinkosi Kinana tha se viktimat ishin të gjithë të moshës nga 18 deri në 20 vjeç.

Zyrtari i komunitetit të provincës së Kepit Lindor dhe departamentit të sigurisë Unathi Binqose përjashtoi si shkak për vdekjen ndonjë sherr të mundshëm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të rinjtë ishin duke festuar për përfundimin e provimeve dhe vitit shkollor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb