Një incident është regjistruar në fshatin Vreshtas në Maliq, ku kryebashkiaku i kësaj bashkie, Gëzim Topçiu është konfliktuar me deputetin e PD-së, Edmond Spaho.

Ky i fundit tregoi për gazetaren e News24 Lorena Kodra se në takimin me traktoristët, po flitej për vota. ndërkohë ai tha se i ishin turrur punonjësit e bashkisë së Maliqit dhe e kishin larguar prej aty me forcë.

“Janë larguar që të mblidhen të gjithë traktoristët në bashkinë e Maliqit, me gjoja regjistrimin që do të bëjmë, për t’u marrë targat. I mblodhi dhe iu kërkoi që të votojnë për të. Ky është aktivitet që nuk ka lidhje me bashkinë. Nuk ka lidhje me deputetin e PS që e shoqëronte, Është aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatë elektorale. E regjistrova. Ata më sulën të gjithë punonjësit e bashkisë dhe më rrëzuan telëzonin dhe më akuzuan se po fusja përçarje mes njerëzve, Unë dokumentova një aktivitet të paligjshëm të Topçiut, se tha që të hënën do të regjistrohen këto mjete. Dmth më votoni mua dhe unë do ju regjistroj. Se ç’punë ka ai? E ka drejtoria e Transporteve. Janë mësuar këta që të vjedhin votat. Stafi i Topçiut u përpoq që të më intimidonte.”, tha ai. Ndërkohë, Topçiu ka rrëzuar këtë version, duke pohuar se takimi nuk kishte lidhje me fushatën, por me problematika të traktoristëve, të cilët kishin probleme me targimin e mjeteve të tyre bujqësore.

“Është absurde që të vijë një deputet këtu ku ne po punojmë e njerëz. Ne kemi një problem nga traktoristët, që kërkojnë të regjistrojnë mjetet. Morëm shkas nga takimi që zv/kryeministrja pati, që do të regjistrohen të gjitha mjetet. Qe apel për të gjithë për ata që kanë probleme. Aty nuk u fol për vota. Vota është e fshehtë, aty erdhi deputeti, që se kuptoj se si mund të jetë ashtu një ligjvënës. Kemi pasur një ndërhyrje nga drejtoria e Transportit dhe u deklarua se çfarë problemesh kishte secili prej këtyre drejtuesve të mjeteve. Nuk erdhi mirë kur zetoristët e morën me ‘hyyyy’ atë deputetit. Dua të ftoj të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë, dhe të jenë zgjedhje të qeta.”, pohoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb