Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u përcoll me debate të ashpra mes pozitës e opozitës, sa që për një moment gati sa nuk ndodhi edhe një përleshje fizike mes deputetëve të LVV-së dhe atyre të PDK-së.

Gjatë këtij momenti disa deputetë të tjerë u panë duke qëndruar larg rrëmujës dhe duke incizuar me telefona çdo gjë që po ndodhte.

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar pasi që në media u raportua se kjo e fundit në momentin tensionuese po bënte “selfie”.

Matoshi ka thënë se nuk ishte duke bërë “selfie”, por po incizonte deputetët e Listës Serbe të cilët po qeshnin me situatën e krijuar në Kuvend.

“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb”, ka shkruar Matoshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb