Wanda Nara di gjithmonë të “vjedhë” vëmendjen, edhe pse ka kohë që është ndarë nga sulmuesi i njohur, Mauro Icardi.

Në emisionin argjentinas Tarde de Tertulia, modelja ka zbuluar se po flirton me një futbollist që është i impenjuar në Botërorin e Klubeve.

“Kur zgjohem, kam shumë mesazhe në WhatsApp. Po e ndjek Kupën e Botës për Klube, por në një mënyrë të veçantë. Po flas me një djalë që luan atje. Kush është ai? Nuk do ta zbuloni kurrë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb