Ka ende shumë banesa e pallate në qytetet e njësitë administrative të Shqipërisë së Mesme e deri në Lezhë që ende nuk janë parë nga ekspertët.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama por edhe drejtues vendorë kanë bërë të ditur se do të verifikohen të gjitha dëmet, denoncime të shumta vijnë nga qytetarët në adresë të “BalkanWeb” nga banorë të cilët gjenden në kushte të vështira. Një banor i lagjes 13, në Zonën e Plazhit në Durrës thotë se po flenë jashtë me fëmijë të vegjël, pasi pallati i tyre është shkatërruar.

“Asnjë nuk interesohet për këtë pallat që ndodhet në lagjen 13 Plazh ‘Pallatet e Arabit’ quhet nuk është interesuar asnjë për fatin e këtyre njerëzve që flenë përjashta me fëmijë të vogël 2 muajshe. Ata njerëz janë në qiell të hapur”, thotë banori.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb