TIRANË

Eltion Merja, balerini që ka hyrë së fundmi në Big Brother VIP, duket se ka rezerva të mbetura që jashtë shtëpisë me Ilirin, një nga konkurrentët pretendent për të fituar çmimin e madh. Gjatë një bisede Eltoni i tha Ilirit se nuk e ka mbështetur në periudhën më të vështirë që po kalonte në jetën e tij, edhe pse kishte mundësinë që ta bënte.

Eltioni: Ndoshta e ke harruar si histori, kam një gjë të keqe shumë që nuk i harroj askujt asgjë dhe pse e vuj në kurriz.

Eltioni: Nuk më ka pëlqyer situata në Romë kur ke qenë koreografi i muzikalit “Romeo dhe Zhuljeta”, që unë kam qenë në audicion dhe kam ndejt 2 orë e gjysmë në vijë të parë të audicionit dhe ti ke qenë ai që më ke kërkuar, hajde Eltion tregoja edhe të tjerëve si bëhet dhe si përfundim s’më zgjodhe që të isha kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta”.

Dj Dagz: A të kujtohet ky muhabet Ilir?

Iliri: As e mbaj mend fare.

Eltioni: Ke qenë koreografi apo jo?

Iliri: Po, i “Romeo dhe Zhuljetës”.

Eltioni: Në vitin 2011, shumë bukur, audicioni është bërë rreth orës 12.

Iliri: Po mo po kam qenë koreografi!

Eltioni: Kështu që unë atë periudhë kam kaluar periudhën më të keqe në Romë.

Iliri: Folëm bashkë atë ditë?

Eltioni: Patjetër, u përshëndetëm dhe nuk desha të thoja Ilir që “unë jam duke fjet në stacione treni dhe më ndihmo pak me këtë gjënë” sepse nuk jam tipi që them gjëra të tilla.

Iliri: Po as unë nuk jam tipi që i pyes njerëzit nëpër audicione që “ku ke fjetur?”

Eltioni: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer që e thashë në klip dhe kam dashur ta diskutoj me ty. Do thuash ndoshta pse kaq vonë? Mund ta diskutonim edhe te Dancing por edhe aty kam parë një lloj nuk mund ta quaj distancim por një lloj barriere nga ti. Në tre vite Dancing nuk më ke bërë ndonjë vlerësim që e ke bërë koreografinë më të mirë. Kjo gjë më ka dhembur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb