Një video ku shihet një ushtar rus duke fjetur në pyll dhe u zgjua papritur teksa i ishte drejtuar arma nga homologu i tij ukrainas, është bërë virale në rrjet.

Nga pamjet duket se ushtari i Putinit është duke pushuar i mbuluar me një batanije të kuqe, ndërsa një ushtar ukrainas, i cili me sa duket po kalonte fshehurazi nëpër një kamp të zbrazët rus, e ka pikasur.

Ushtari rus zgjohet, largon mbulesën dhe sheh me tmerr ushtarin ukrainas që i drejton armën.

“Mirëmbrëma, unë jam nga Ukraina”, dëgjohet të thotë ushtari ukrainas.

Daily Mail raporton se nuk është e qartë se çfarë ndodh më pas pasi klipi përfundon sapo shfaqet fytyra e ushtarit rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb