Asnjë telefon nuk lejohet kur takoni Volodymyr Zelenskyn, ose ndonjë gjë tjetër që mund të tregojë vendndodhjen tuaj – pasi ai është në shënjestër të vazhdueshme të Rusisë.

Reporterët e BBC-së e takuan sot në mëngjes presidentin ukrainas, në ditën e 50 të agresionit rus.

Pas kontrolleve të shumta të sigurisë dhe një shëtitjeje të gjatë nëpër korridoret e errësuar të një godine të fortifikuar qeveritare në kryeqytet, të shoqëruar nga roje të armatosura, gazetarët e mediumit britanik arritën në dhomën e sigurisë së presidentit.

124173255 14 04 2022 03 00089
124173255 14 04 2022 03 00089

Në momentin e fillimit të intervistës, Zelenskyn e telefonoi presidenti francez, Emmanuel Macron, por ai nuk e ndali takimin me gazetarët britanik.
“Do të më duhet t’ju telefonoj më vonë, jam me BBC-në”, tha i pari i shtetit ukrainas gjersa tregoi se të dy kanë marrëdhënie miqësore.

“Ndërveprimet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidentin amerikan, Joe Biden janë më formale”, tha Zelensky, por ai ishte mirënjohës për furnizimet e tyre me armë.

Ata po përpiqen të ndihmojnë dhe po ndihmojnë, shtoi ai.
Çështja më e rëndësishme e diskutimit për Zelenskyn ishte se si vendet evropiane po vazhdonin të blinin naftën ruse, nga e cila Rusia fiton miliarda çdo javë. “Blerësit po i fitonin paratë e tyre nga gjaku i njerëzve të tjerë”, tha ai.

Kur intervista mbaroi, Zelensky falënderoi të gjithë në dhomë dhe shpjegoi se duhej të vazhdonte. Ai kishte shumë punë për të bërë në kuadër të mbrojtjes prej agresionit rus që ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: