Një konflikt verbal i para disa ditëve mes disa personave ka agravuar mbrëmjen e djeshme pas mesnate në një motelet në Prishtinë. Një person dyshohet se është goditur qëllimisht me makinë nga një person tjetër dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore.

Burimet për “Sinajli” kanë bërë me dije se lidhur me këtë rast tashmë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti u zbulua pas denoncimit të viktimës, një 29-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sipas informacioneve të para, viktima është goditur nga i dyshuari me makinë teksa ndodhej te automjeti i tij, bashkë me të dashurën. Konfliktit mes tyre dyshohet se i ka parapritë një zënkë verbale që palët kishin pasur gjatë ditës së djeshme, te një motel tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: