PEQIN- Punëtorët e ndërtimit të fushës së futbollit në Peqin janë ‘suprizuar’ teksa gjatë gërmimeve kanë gjetur një predhë luftarake.
Mësohet se objekti në fjalë u gjet dje rreth orës 13:00 jashtë rrethimit të burgut të Peqinit. Burime zyrtare nga policia thanë se predha luftarake ishte e kalibrit 60 mm.
Komisariati i Policisë Peqin
1.Më datë 06.07.2018, ora 13:00, në I E V P Peqin, jashtë rrethimit, gjatë gërmimeve të kryera për ndërtimin e fushës së futbollit, u gjet një predhë luftarake e kalibrit 60 mm, e cila u la në ruajtje shërbimeve të institucionit, deri në mbërritjen e specialistëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.
(ed.me/BalkanWeb)