Kryeprokurori i Ukrainës ka bërë me dije se Kievi është duke hetuar rreth 26,000 raste të dyshuara për krime lufte të kryera që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

The Guardian raporton se janë akuzuar 135 persona për këto krime.

“Nga të akuzuarit, rreth 15 janë në paraburgim ukrainas dhe 120 të tjerë mbeten të lirë. Trembëdhjetë raste janë dorëzuar në gjykata dhe janë dhënë shtatë aktgjykime”, tha në një intervistë në kryeqytetin Kiev Yuriy Bilousov, kreu i departamentit të krimeve të luftës në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në maj, një ushtar rus 21-vjeçar i kapur u bë personi i parë që u dënua në një gjyq për krime lufte në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur.

“Ndonjëherë na kanë pyetur pse ndjekim penalisht oficerë të tillë të rangut të ulët. Është vetëm për shkak se ata janë fizikisht këtu. Nëse gjeneralët do të ishin fizikisht këtu dhe ne do të ishim në gjendje t’i kapnim ata, dhe patjetër do t’i ndiqnim penalisht gjeneralët”, tha Bilousov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb