Kryeministri Edi Rama pasi Shqipëria shënoi 4 viktima nga koronavirusi ka bërë apel për të qëndruar brenda shtëpive për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish.

Rama ndërkohë ka shpërndarë videon më të shikuar dje në SHBA e cila kishte lidhje me koronavirusin dhe shprehet se kjo është një javë e vështirë pasi po humbim njerëz.

Ai shprehet se tashmë shqiptarët kanë vetëm një gjë në dorë për të kursyer jetë, të shtrëngojnë dhëmbët, të durojnë dhe të rezistojnë.

 

STATUSI I EDI RAMËS

KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ?

KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:

TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb