Pas një viti luftë në Ukrainë, duket se besimi i rusëve në një fitore të ushtrisë së tyre është zbehur.

Ish-ministri i Mbrojtjes në rajonin e Donetskut, Igor Girkin ka deklaruar se beson që nuk ka asnjë shans që Rusia të fitojë luftën me mënyrën se si po drejtohet tani.

“Ne po e fitonim luftën në fillim dhe kishim një shans të mirë për ta fituar, por tani po humbasim dhe po tërhiqemi”, tha Girkin.

Koloneli dhe komandanti i batalionit Vostok Aleksandr Khodakovsky, i cili sulmoi afër Vuhledar, shkoi edhe më tej duke këshilluar ushtrinë që të ndalonte.

“Unë thashë dhe vazhdoj të besoj kështu, se tani është më optimale të veprohet nga mbrojtja në linjat e mbajtura, në mënyrë që të kryhet grumbullimi dhe të përgatitet potenciali i duhur për të organizuar një sulm”, tha ai.

Vladlen Tatarsky, një korrespondent i luftës së Kremlinit, kritikoi gjithashtu rrjedhën e ofensivës.

“Përparimi ynë nuk mjafton për të rrëmbyer fitoren, nuk është një pushtim i disa kodrave. Fitoret arrihen duke thyer frontin… Ka përparim, por nuk është për fitore”, u shpreh ai.

Në sfondin e dështimit të ofensivës së gjeneralit Gerasimov, konfliktet e brendshme po ndizen.

Wagner raportoi se Ministria e Mbrojtjes “i ndërpreu plotësisht furnizimin me municion” për obus, tanke dhe mortaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: