Një shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia greke në pikën kufitare të Kapshticës.

Në pranga ka rënë shqiptari 51-vjeçar, i cili është ndaluar nga pala fqinje në tentativë për të hyrë në Shqipëri. Nga verifikimet ka rezultuar se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Verias në Greqi për disa vepra penale.

Konkretisht, shqiptari akuzohet për “mbajtje të lëndëve narkotike”, “tentativë shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb