Boris Johnson siguron se shumica  e afganëve që kanë të drejtë për azil ose ata që punuan në vendin e tyre për Britaninë, si dhe familjet e tyre, tashmë janë larguar nga vendi

Operacioni evakuues britanik në Afganistan do të vazhdojë, pavarësisht sulmeve në aeroportin e Kabulit, njoftoi sonte kryeministri britanik Boris Johnson.

” Ne do të vazhdojmë. Dhe tani ne po i afrohemi fundit, fundit përfundimtar, ” theksoi ai.

Johnson i bëri këto komente pas një takimi urgjent të komitetit të krizës të mbledhur me rastin e bombardimeve në Kabul.

” Ajo që tregon ky sulm është se sa e rëndësishme është për ne që të vazhdojmë punën tonë, sa më shpejt dhe me efikasitet të jetë e mundur, në orët që na kanë mbetur dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë, ” shtoi ai.

Johnson siguroi se shumica dërrmuese e afganëve që kanë të drejtë për azil ose ata që punuan në vendin e tyre në Britani, si dhe familjet e tyre, tashmë janë larguar nga vendi. Ai përsëriti se pret që talebanët të lejojnë ata që dëshirojnë të largohen nga Afganistani pasi të kenë përfunduar këtë fazë të parë të evakuimit.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb