KORÇË

Kapet në burgun e Drenovës 5 gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku shtetasi Lorenc Cuke ka dashur të hyjë për takim në burg dhe për të çuar ushqime për të dënuarin Mondi Mingo.

Gjatë kontrollit, i është gjetur në rroba sasia e drogës, e cila është dërguar për ekspertim pasi dyshohet se është heroinë.

I përfshirë në këtë ngjarje mësohet se është edhe shtetasi Mondi Mingo. Të dy shtetasit janë proceduar dhe priten hetime të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: