Analisti Andi Bushati në emisionin ‘Open’ foli për akuzat e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK.

Gjatë bisedës në studio, Bushati tha se SPAK është një vegël në duart e qeverisë dhe një fëmijë që ka lindur i trellur

Sipas Bushatit SPAK nuk po sulmon Ramën, përkundrazi u shpreh ai, nga SPAK nuk pati asnjë hetim për çështjen e patronazhistëve.

“Në një demokraci perfekte është në konflikt të pastër interesi. Imagjinoni Macron të thotë që populli francez pret Marin Le Pen në burg dhe këtu nuk ndërhyn drejtësia. Por Rama bën akuza Të njëjtën gjë i bën Ramës edhe Basha apo Berisha. Jemi në një politikë ku të gjithë e kalojnë cakun, ku të gjithë palët luajnë jashtë fushës. Mua më shqetëson thelbi politik se ku do të dalë. Unë mendoj që ky SPAK është një vegël e partisë së Ramës. Nuk po i bie në qafë ky Ramës, po e ndihmon, Ky është SPAK që nuk pati mendere të mërej me patronazhistë. Ky është SPAK që atë prokuror që gënjeu për faktet e vjedhjes së zgjedhjeve në Elbasan e mori në gjirinë vet. Pra ne i hedhim trutë e gomarit shqiptarëve që SPAK po i bie në qafë Rilindjes. Me fakte SPAK është një fëmijë që ka lindur i trellur dhe është një vegël në shërbim të pushtetit”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: