TIRANË

Një 41- vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi goditi policin teksaky i fundit e kishte ndaluar në aksin TEG- Liqeni Artificial për shkelje të qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se polici e ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe teksa ishte duke i komunikuar masën administartive për shkeljen e kryer kur F.N, e ka goditur.

Tashmë Policia ka referuar materialet Prokurorisë për veprën penale ‘’Goditje për shkak të detyrës’’.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F.N., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb