Ministria e Drejtësisë ka dhënë detaje për arrestimin e dy vëllezërve nga Lushnja që u kapën duke futur drogë në burg. Mësohet se ka qenë një sasi e konsiderueshme droge, rreth 600 gram që ishin futur brenda mishit.

Ndërkaq burime për “BalkanWeb” thanë se droga do t’i dërgohej një personazhi të njohur të botës së krimit që vuan dënimin në burgun e Kosovës e konkretisht Lulzim Cakës.

Lulzim Caka
Lulzim Caka

“Policia e Burgut të Lushnjes, falë masave për rritjen e sigurisë së bnrendshme ka mundur të ndalojë futjen në këtë IEVP të një sasie prej 600 gram lënde narkotike, të dyshuar kanabis sativa.
Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambientet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban.
Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje”, deklaron Ministria e Drejtësisë.

Por kush është Lul Caka?
Ai njihej si i tmerrshmi i Beratit në krye të një grupi kriminal që ka kryer vrasje në vitet 95-97. Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

ARRESTIMI
Policia arrestoi në flagrancë 2 shtetasit: Besnik Bali 40 vjeç dhe Isamir Bali, 34 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Barbullinjë, Lushnje si dhe u shpall në kërkim I.Z., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat. Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb