Profesori Ilir Gëdeshi nga Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore, duke folur për emigrimin e shqiptarëve, deklaroi se migrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit” nga vendi.

Gërdeshi tha se po ikin nga Shqipëria studentët më të mirë dhe më e keqja është se ata nuk duan të kthehen më në masë të madhe. Ai shton se kjo ndodh, për shkak se ata nuk shikojnë përmirësim të gjendjes në vendlindje.

“Nga Shqipëria po ikin edhe të arsimuarit. Emigrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit”. Vendet para dhe pas Shqipërisë janë të Afrikës ose të Azisë. Fenomeni sa vjen e po bëhet më shqetësues. Shqipëria ka 18 mijë studentë jashtë.

Po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Rreth 94 për qind e studentëve jashtë duan të qëndrojnë në vendin ku studiojnë dhe mos kthehen më. Kjo është diçka e rëndë për vendin. Kjo ndodh, sepse studentët nuk shohin të ardhme apo përmirësim të gjendjes në Shqipëri. Po emigron rinia, që është edhe perspektiva e vendit”, tha Gërdeshi.

Deklarata e plotë e profesor Ilir Gëdeshi

Niveli i emigrimit në Shqipëri është mjaft i lartë dhe sipas BB dhe intitucioneve të tjera ndërkombëtare, renditet ndër vendet e para të botës me % e emigrantëve në krahasim me popullsinë që është në vend, rezidente.

Sipas INSTAT, aktualisht emigrantë shqiptarë 1.7 milionë kundrejt një popullsie zyrtare prej 2.8 milionë, pra 56% e popullsisë aktuale është në emigrim.

Shqetësuese nuk është fakti tek numri, por edhe cilësia e flukseve të emigracionit shqiptar. Migrimi potencial, nga mosha 18 e sipër, vëmë re që arrin kulmi emigrimi potencial midis 18 dhe 28 vjec

Për popullsinë nga 18 deri në 40 vjec, popullsia më aktive, emigrimi potencial vlerësohet në 52 % kundrejt 44% në 2007. Kemi një rritje prej 8% sa i përket migrimit potencial.

Ka ndryshuar shpërndarja gjeografike e emigrantëve shqiptarë, në rast se më përpara vendet kryesore të emigracionit ka qenë Greqia e Italia, tani Gjermania e SHBA, ky ndryshim ka ndodhur pas krizës ekonomike globale. Kemi rritje të konsiderueshme të emigrantëve që duan të shkojnë në Gjermani ka një rritje prej 17 %

Mbizotëron faktori ekonomik i emigrimit. Janë rritur faktorët për të financuar arsimimin e fëmijëve, dhe një faktor tjetër shqetësues është se 11% e popullsisë vlerëson se në Shqipëri nuk ka të ardhme, në krahasim me 3% në 2007 , kjo shpjegon edhe migrimin e rinisë.

Masa e studentëve që duan të largohen, vëme re se disa segmentë të studentëve mjekësi, arteve, stomatologjisë, arkitekturës, infermierisë, kanë dëshirë më të madhe për tu larguar nga vendi, nëse mesatarja është 79%, në segentet e mësipërme është mbi 80% që duan të largohen, në prespektivë, për disa sektorë të ekonomisë ne do kemi vështirësi sa i përket profesorëve të kualifikuar dhe shumë të kualifikuar. Tek mjekët do shohim që dëshira për emigrim i afrohet 90% që do të thotë shumë e larë e në perspektivë vendi do ketë boshllëqe sa i përket mjekëve.

Ka ndryshuar edhe cilësia e flukseve migratore, në 2007 donin të emigronin të paarsimuarit dhe pakualifikuarit, por në 2018 duan të ikin personat që janë më të arsimuarit e më të kualifikuarit.

Kjo është shqetësuese se ka të bëjë me një tendence ikja e trurit, vihet re tendenca se duan të emigrojnë jo më të varfërit por ata që kanë një punë, profesion e të ardhura mesatare e sipër.

Vërehet se studentët shqiptarë që janë jashtë kanë te prindërit e tyre dy herë më shumë me arsim të lartë, që domethënë ikën jashtë vendit fëmijet e elitës intelektuale të vendit, por pyetja është sa % e tyre dëshiron të kthehet pas përfundimit të studimeve?.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb