Aktivisti Robert Skëndo ka lajmëruar se do të ikë nga Shqipëria përgjithmonë pasi nuk mund ta bëjë vendin më të mirë sepse nuk mbështetet nga shumica e qytetarëve shqiptar. Por në statusin e tij ka komentuar pikërisht kryeopozitari Lulzim Basha i cili i thotë se ikja nuk është zgjidhje pasi duhet të luftojmë për Shqipërinë.

STATUSI I ROBERT SKËNDOS

”Po e lë Shqipërinë së shpejti, një ike e përhershme. Është e qartë për mua që unë nuk ndaj të njëjtat vlera si mazhoranca e qytetarëve në Shqipëri. Do të doja të luftoja që gjërat të bëheshin më mirë, por s’mund t’i bëj vetëm. Më vjen keq që jam një tjetër statistikë e trashëgimisë së lidershipit të keq politik.

KOMENTI I LULZIM BASHËS

“Robert, ikja nuk është zgjidhje! Bashkë duhet të luftojmë për vendin. Për Shqipërinë tonë. Kjo është arsyeja pse u ktheva dhe unë, pikërisht për këtë! Mos u largo. Le të bashkojmë forcat në këtë betejë për Shqipërinë! Të ftoj të takohemi!”

E622f579 4a9e 4a92 A822 6f9d89295c05
E622f579 4a9e 4a92 A822 6f9d89295c05

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb