Refugjatët e parë ukrainas kanë mbërritur në Poloni, pas pushtimit të vendit të tyre nga Rusia. Mediat e huaja sjellin pamje të refugjatëve që hyjnë në Poloni.

Një tren nga Kharkiv në Ukrainën lindore mbërriti në qytetin polak të Przemsyl këtë pasdite duke transportuar disa qindra pasagjerë, shkruajnë mediat.

Pasagjerët i thanë Associated Press se po iknin nga lufta.

Kujtojmë që mëngjesin e kësaj të enjte Rusia pushtoi Ukrainën. Deri më tani janë shënuar dhjetëra të vrarë e shumë të tjerë të plagosur. Perëndimi ka shpallur disa sanksione ndaj Rusisë, të natyrës ekonomike. Nga ana tjetër Putin ka thënë se ishin të detyruar për të ndërmarrë një hap të tillë, pasi nuk kishin zgjidhje tjetër për dialog.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: