Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se qeveria po injoron situatën ekonomike, ndërsa është ngritur që të mbrojë inceneratorët.

Sipas saj, për inceneratorët gjatë kohës së pandemisë kanë marrë 54 milionë euro, ndërsa shtoi se nga buxheti i shtetit janë marrë 400 milionë euro për këtë çështje.

Besoj se seanca e sotme duhej të ishte ndër më të rëndësishme, pasi diskutohej borxhi, por këtu sharjet dhe retorikat janë më të forta. E kam dëgjuar edhe ministren e Financave që thotë; po marrim borxh që të mbulojmë borxhet. Të dëgjosh ça flitet, ku injorohet situata ekonomike, është e rëndë. Çfarë është përdorur Euroborxhi. Në 2017 u morën 500 mln euro borxh. Më pas u morën sërish borxh. Jemi një forcë politike e djathtë që nuk trembemi nga investimet. Po të marrësh borxh që të shkatërrosh buxhetin e shtetit, të rrisësh atë, dhe sot po shkon 3400 euro për frymë, vetëm këta janë. S’ka pasur probleme saç është vitin aktual.

Nëse do kemi projekte investimi për pandeminë, për arsimin, ne mund ta shikojmë Eurobondin. Unë besoj se është arrogancë, paaftësi. Sot po arrin në 50% të buxhetit të brendshëm bruto borxhi. Situata të cilën Shqipëria po kalon sot është e vështirë, pasi ekonomia kërkon që të merren masa. Duhet të marrim masa sot, mbi 1 mijë biznese pritet që të mbyllen, njerëz do ikin. U diskutua raporti i FMN, raportet lexohen ashtu si kanë dëshirë ça. Ai raport thotë; reduktoni shpenzimet joprioritare. Miratoni vendimet që janë për pandeminë. Ndërkohë që jemi duke folur për miliarda euro, një lekë i vetëm nuk shkon për ekonominë. Punën tuaj nuk e bëjmë sot, se ju mungon vullneti politik, por për të ngritur shqetësimet e shqiptarëve nuk na ndaloni dot.” tha Tabaku.

Fjala e plotë:

Një gjë është e qartë dhe shprehja standarde që ka shoqëruar këto dy muajit e fundit është: Po marrim borxh që të ulim borxhin. Është krenari e madhe që të marrim borxh.

Çdo fjalim fillon me “Dy sfida të mëdha ka patur Shqipëria, pandemia dhe rindërtimi.

Si i menaxhoi Edi Rama nuk i menaxhon askush tjetër.” D.m.th të dëgjosh se çfarë flitet nga mëngjesi deri në darkë komisionet parlamentare dhe këtu në sallën e Parlamentit që injorojnë situatën ekonomike dhe flasin për një realitet totalisht tjetër i cili nuk ekziston as në jetën e shqiptarëve, as në llogaritë e shtetit dhe në asnjë nga raportet ndërkombëtare që po del dhe po publikohet çdo ditë. Unë besoj se nuk ka mohues më të mëdhenj të realitet se kjo qeveri që sot është këtu dhe ajo që ka qenë në qeveri për 8 vite me radhë.

Si është situata sot e shqiptarëve? Çfarë ka ndodhur në vitet e fundit?
“Kemi dalë 5 herë ne tregun ndërkombëtar”-tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe kemi marrë borxh.

Për çfarë është përdorur Eurobondi?

Në 2016-ën u morën 500 mln euro borxh për të larë një borxh 500 milionë euro të marrë dy vite më parë.
“Çfarë është bërë me borxhin?”-pyeti z.Bardhi.

Qeveria ka dalë dy vite më pas në treg dhe ka marrë 650 milionë euro të tjera borxh me një nxitim të jashtëzakonshëm përsëri për të paguar borxhin.

Të shkatërrosh buxhetin e shtetit dhe të rritësh borxhin për çdo qytetar shqiptar me 1300 euro, 38% është rritur. Në 2013-ën e e gjetëm me 2100 euro borxhin për frymë dhe sot po shkon më shumë se 3400 euro borxh për frymë.

E kam thënë dhe e them në qoftë se ne do të kemi projekti investimi për pandeminë, në qoftë se ne do të kemi projekte në infrastrukturë, për arsimin që është harruar. Ne mund ta shikojmë se si shkon Eurobondi, për çfarë shpenzohet.

Por të marrim Eurobond për të paguar paga dhe pensione, për të mbuluar borxhin pa pasur asnjë strategji, kur në të gjitha tregjet ndërkombëtare normat e interesit janë duke u rritur dhe kur buxheti i shtetit po paguan borxhet e OSHEE-së nga njëra anë, kostot e korrupsionit të llogaritur nga KLSH-ja, nga ana tjetër.

Si është përdorur borxhi?
Borxhi është përdorur për inceneratorët. Meqënëse z.Damian Gjiknuri më përmendi.

Kontrata korruptive, ku i gjithë shteti është ngritur në këmbë për t’i shërbyer një biznesi, për të mbrojtur një biznes që sot po merr 400 milionë euro nga buxheti i shtetit. Kështu është përdorur borxhi.

Të marrësh borxh dhe të mos japësh asgjë ekonomisë, unë nuk arrij të kuptoj.

Ju morët 1 miliardë borxh gjatë pandemisë dhe nuk u hodh në ekonomi.

Po diskutojmë këto ditë edhe propozimin e Partisë Demokratike për uljen e TVSH-së për ushqimet dhe pijet joalkoolike.

Pak vite më parë e ulën TVSH-në për ilaçet dhe thanë me një ligj, me një vendim qeverie “Të ulet TVSH-ja e barnave” dhe u ul çmimi i ilaçeve. Ndërkohë që po të propozojmë ne të njëjtën gjë për ushqimet, kjo nuk ndodh.

Këtë e thonë ato që mbrojtën disa vite më parë uljen e TVSH-së në sistemin shëndetësor. Vijnë këtu dhe mbrojnë uljen e TVSH-së së jahteve, heqjen e rentës minerare, mbrojnë çdo lloj ligji të mundshëm dhe vetëm një ligj që përfitojnë 95% e qytetarëve nuk e mbrojnë dot.

Megjithëse sot sipas INSTAT familjet shqiptare janë më të varfra. Një familje shqiptare, thotë INSTAT në 2020, ka shpenzuar mesatarisht 13-23% më shumë. Ka shpenzuar më shumë për ushqime, për arsim, si rezultat i rritjes së çmimeve.

54 milionë euro kanë marrë inceneratorët vetëm gjatë vitit të pandemisë kur e gjithë bota ndaloi, vetëm inceneratorët vazhduan pagesat e tyre. Vetëm shqiptarët nuk ndihmohen.

Duhen marrë masa sot. Ekonomia ka nevojë për masa sot përndryshe 100 mijë të tjerë do të dalin nga tregun i punës, siç ndodhi vitin e kaluar.

Mbi 50 mijë biznese do të mbyllen, ashtu siç u mbyllën vitin e kaluar.

Duhet të marrim masa sot dhe nqse është e nevojshme që të ulemi, të diskutojmë edhe propozimin tonë të TVSH-së nqse ka një bazë krahasimi, jemi të gatshëm ta bëjmë. Ta ofrojmë atë ekspertizë që ndoshta i mungon qeverisë.

Siç thoshte KLSH në raportin e tij të fundit, pandemia dhe rindërtimi janë përdorur për arsye korruptive. Tenderat janë bërë sekret.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve shpenzon 41.7% të buxhetit të tyre për ushqime.

Jemi në nivelin e mbijetesës. Ndëerkohë që këtu diskutojmë shifra miliona e miliarda euro koncesione, një lek i vetëm nuk i shkon ekonomisë.

Ky është shqetësimi që ka PD. Do të vijojmë ta diskutojmë këtu, në komisione parlamentare, punën tuaj nuk e bëjmë dot, sepse ju mungon vullneti politik.

Por për t’i ngritur këto çështje për shqiptarët, nuk na ndalon askush.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb