Vlera e sulmuesit të kombëtares, Armando Broja, është rritur përsëri së fundmi dhe ndonëse ka pak vite në futbollin profesionist, ajo ka shkuar në 9 milionë euro. Performanca e tij e shkëlqyer me klubin e Sauthempton, i ka dhënë këtë vlerë të re Brojës, që pritet të rritet edhe më shumë nëse vazhdon me këto ritme.

Sipas portalit të njohur “Transfermarkt”, që nga vlerësimi i fundit që i është bërë Brojës në 19 maj të këtë viti, vlera e 20-vjeçarit është rritur me 6 milionë euro. 4 gola në Premier Ligë këtë sezon, kanë bërë që Broja të shihet si një nga talentet më të mirë në ishull dhe për këtë arsye vlera në merkato e tij vazhdon të jetë në rritje.

Valute
Valute

Gjithsesi duket se Çelsi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin kaq shpejt dhe nuk ka lënë asnjë derë të hapur për negociata me ekipet e tjera për shqiptarin. Duket se Tuhel mendon ta rikthejë në ekipin e parë sezonin e ardhshëm, ku pritet të luajë një rol kryesor për kampionët e Europës në fuqi. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb