Fjala “stres” rezulton nga më të përdorurat në ditët e sotme. Lehtësimi i organizmit nga kjo ngarkesë mund të arrihet fare mirë me trajtime natyrale. Aiva Duka, mjeke e mjekësisë kineze jep alternativa praktike dhe të shëndetshme si mund të eleminojmë stresin.

E ftuar në emisionin “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, në “News24”, Duka ndalet tek vëmendja që duhet t’i kushtojmë vetes, kontrolli i frymëmarrjes apo dhe muskujve. Ajo i jep rëndësi qetësimit të nervit Vagus i cili është përgjegjës për një pjesë të mirë të trupit tonë.

E pyetur nga moderatorja Lahe, Duka sqaron edhe dallimin mes stresit dhe ankthit sipas shenjave përkatëse. Në fund ajo specifikon ushqimet, ushtrimet fizike, vitaminat e çajërat e posaçme për të eleminuar stresin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb