Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, prezanton trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Silvinjon dhe gjithashtu i jep lamtumirën Edy Rejës. Ai e falënderon teknikun italian për punën e tij në Kombëtare dhe thotë që tashmë është gati për një cikël të ri.

“Sot jemi në këtë komunikim publik për të mbyllur një cikël nën trajnimin e Rejës dhe duke nisur me një staf të ri dhe objektiva të qarta. Në fillim doja të falënderoja Rejën dhe stafin e tij për të gjitha rezultatet dhe punë, për përkushtimin dhe gjithçka që ka dhënë për kombëtaren.

Bilanci i tij i fitoreve dhe humbjeve është i barabartë. Ka bërë punë të mirë në punën e ekipit shqiptar. Shpeshherë ka qenë i kritikuar, por gjithsecili ka këndvështrimin e vet. Edhe njëherë do të doja ta felenderoja tashmë ish-trajnerin e ekipit Kombëtar gjatë këtyre 3 vite e gjysmë.

Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FHSF-së dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë neve. Në staf janë dy ish-futbollistë të njohur, njëri i Argjentinës dhe njëri i Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit. Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Unë do t’ia lë fjalën trajnerit”, u shpreh Duka.

Cili ishte arsyeja që zgjodhët Sylvinhon?

“Nuk e di nëse kanë dalë emrat që kemi diskutuar, gjëja e parë që kam thënë nuk është vetëm një skuadër futbolli, por është një gjë shumë e rëndësishme për ne. Kur jemi takuar në Milano, kemi biseduar për projektin tonë, dhe jo shumë eksperiencë si trajner, por kam besimin se me dëshirën e duhur ai do të jetë i duhuri. Kur kemi diskutuar me stafin kemi pasur shumë emra, me të rinj dhe të vjetër, por preferuam Silvinjon.”

Pas 3 trajnerë italinë tani kemi brazilian, ka ndryshuar mendimi juaj?

“Jemi nisur nga profesionalizmi dhe jo nga nacionaliteti. Të tre ndihmësit që kemi në panel kanë eksperiencë të gjatë. Do ta ndihmojnë Shqipërinë drejt synimit. Disa kanë luajtur me Zotin, kush është ai më thanë, ai është Mesi iu përgjigja. Dhe të luash me më të mirën sigurisht ke mentalitet fituesi”, u shpreh Duka.

Ka pasur shumë kandidat. Ka pasur momente që keni menduar për një trajner tjetër? Sa rol kanë luajtur aspekti teknik dhe financiar?

Ka qenë një vendim kolegjialë i stafit teknik. Kur kemi emëruar Panuçin me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare dhe me stafin teknik të Federatës kemi bërë një votim me pikë. Dhe Panuçi fitoi me 0.5 pikë. Menduam se ishte zgjidhja më e mirë. Në këtë rast nuk kemi bërë zgjedhje me pikë. As trajneri s’më ka pyetur për aspektin financiar. Dhe me këtë staf menduam se kemi bërë zgjedhjen më të mirë.

Përmendët fjalën projekt. Projekti është i limituar vetëm për Europianin apo vazhdon?

Nuk e di. Futbolli ndikohet nga rezultat. Kontrata jonë është e lidhur me EURO 2024. Por kjo nuk do të thotë që gjatë punës nuk mund të shkojë gjatë një shtyllë jashtë një shtyllë brenda. Nuk jemi nisur për 18 muaj, por kaq janë mjaftueshëm për të kuptuar.

Jeni diskutuar me Kryeministrin për Silvinjon?

Po, dje i kërkova unë Kryeministrit për stafin kombëtar. Kombëtarja është më shumë se skuadfër futbolli për ne. Dhe këtë doja ta shprehja me një takim me kryeministrin e vendit.

Është përfolur që trajneri i ri pëlqen tiki-takën…

Nuk kam qenë i vetëm në intervistat me kandidatët. Një nga pyetjet është kjo, kush është moduli i duhur. Përgjigja është varet nga futbollistët dhe kundërshtarët. Besoj se Silvinjo do ju a thotë vetë. Modul loje fiks nuk ka.

Mendon që gjithë ajo punë e bërë në 3-4 vite, mund të dëmtohet me përzgjedhjen e një trajneri të ri?

Po 11 do hedhi në fushë, cdo trajner ndryshon modul, por ndonjëherë mbet dhe me 10 lojtarë. Ai që reagon më shpejt do të bëjë punë më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb