Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me kandidaten e 31-të të PS në Tiranë, Bora Muzhaqi.

Rama është interesuar tek Muzhaqi për punën që po bën LSI në Tiranë. Ai ka kërkuar që më 25 prill LSI-së t’i jepet goditje, ndërkohë që thekson se një pjesë e mbështetësve të saj do të kthehen tek PD, ndërsa të tjerët te PS.

TELEFONATA E EDI RAMËS ME KANIDATEN E PS

EDI RAMA: Bora, si je Bora?

BORA MUZHAQI: Mirë kryeministër, si jeni

EDI RAMA: Unë mirë jam, si shkon puna.

BORA MUZHAQI: Mirë, mbarova një takim me studentët. Studentët vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë se thonë ç’më duhet politika, por ka dhe shumë që duhet të afrohen direkt, e kanë kuptuar se fati varet jo nga të tjerët, por nga ata vetë.

EDI RAMA: Ç’të duhet politika? I thuaj Po nuk u more me politikë, meren të tjerët. Meret politika pastaj me ty. Po në territor?

BORA MUZHAQI: Në territor mirë. Zona gri, të pavendosurit po e kuptojnë se nga mërzia e pakënaqësia, vetëm mandati i tretë është garancia,

EDI RAMA: Tani pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime, duhet ta pranoni si fakt. Njerëzit kanë të drejtë të ankohen, për shumëçka që nuk ju ka ecur mbarë, por ka vetëm një rrugë, të vijojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë xhagajdurët e LSI?

BORA MUZHAQI: Me thënë të drejtën nuk i shoh, asgjëkundi, në terren. LSI në Tiranë po humbet përditë. Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune po i kthehen PD. E kuptojnë që s’janë të majtë.

EDI RAMA: Një pjesë e tyre do kthehen tek PD. I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt. Më 25 prill duhet t’u japim dërmen.

BORA MUZHAQI: Po shoh që po kthehen. Shoh rezultatet e vaksinimin, isha me pedagogë, dhe ndihen lirshëm për veten. Mësuesit po ashtu. Po i kthehen me entuziazëm punë. Vaksinimi po merret me me pozitivitet.

EDI RAMA: Forca Bora, shkrije akullin. Të përqafoj fort e mirupafshim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb