DIBËR

Një aksident është regjistruar sot në Dibër teksa një mësuese me automjet ka përplasur bariun 62-vjeçar.

BalkanWeb mëson se 62-vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë dhe po qëndronte në cep të rrugës kur është goditur nga automjeti që drejtohej nga mësuesja.

Të dy janë plagosur, pasi mësuesja përfundoi bashkë me automjet në pyll. Ata janë dërguar në spitalin Rajonal të Dibrës pasi janë në gjendje të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb