FIER

Një grua ka ndërruar jetë në Fier pasi është goditur nga dashi i kopesë.

Sipas informacioneve zyrtare, në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash).

Mësohet se gruaja ka qenë duke kullotur tufën e dhenve, kur ka ndodhur dhe incidenti i pazakontë fatal që i ka marrë jetën. Dashi e ka ndjekur duke e rrëzuar dhe më pas e ka goditur në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb