Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se siguria dhe liria e vendit të tij do të jenë në rrezik nëse presidenti Putin lejohet të “mos i hyjë gjë në këmbë” mbi rastin luftën në Ukrainë.

Scholz tha se Gjermania po zgjohet nga vlera e demokracisë dhe lirisë, dhe fakti se ato ia vlen të mbrohen.

Një deklaratë e tillë e liderit gjerman vjen në një kohë kur vështirësitë ekonomike me të ndikuara edhe nga lufta në Ukrainë, kanë nxitur pakënaqësi dhe kërkesat që Berlini të “braktisë” sanksionet ndaj Moskës janë shtuar.

The Times ka raportuar se vendi po përballet me një situatë të zymtë pasi Moska ndërpreu furnizimin me gaz përmes tubacionit Nord Stream, i cili supozohet se është mbyllur deri të enjten për riparime.

Megjithatë, qeveria është duke u përgatitur për një ndërprerje që mund të zgjasë shumëmë shumë. Kjo do të sillte pakësim të rezervave gjermane të gazit dhe mund të çojë edhe në një mbyllje të një pjese të industrisë gjermane.

Faturat e ngrohjes parashikohen të dyfishohen ose trefishohen. Një zyrtar i inteligjencës tha se populistët e krahut të djathtë mund të nxisin trazira që do t’i bënin trazirat mbi kufizimet pandemike të Gjermanisë të duken si një “festë ditëlindjeje të fëmijëve”.

Megjithatë, Scholz këmbënguli se ky ishte një moment përcaktues për Gjermaninë ashtu si edhe për vendet e tjera, dhe tha se ai ishte i vendosur të ruante sanksionet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Putini dëshiron të ndajë kontinentin tonë në zona të ndikimit, në fuqi të mëdha dhe shtete vasale. Ne e dimë se çfarë katastrofash kanë sjellë mbi ne evropianët në të kaluarën këto gjëra. Autokratët e botës po vëzhgojnë me shumë vëmendje për të parë nëse Putin ia del mbanë. A qeveriset shekulli 21 nga drejtësia e më të fortëve apo nga forca e drejtësisë?”, tha Scholz për Frankfurter Allgemeine Zeitung .

Menjëherë pas fillimit të pushtimit në shkurt, Scholz i tha Bundestagut se lufta shënoi një Zeitenwende – agimin e një epoke të re – që kërkonte që Gjermania të rindërtonte forcat e saj të armatosura të cilat deri tani ishin të kufizuara dhe të thyente tabunë e saj të gjatë kundër dërgimit të armatimit në shtetet të cilat ishin të përfshira nga lufta.

Berlini i ka ofruar Ukrainës përafërsisht të njëjtën sasi municionesh që Britania ka dërguar, megjithëse udhëheqësit e opozitës thonë se Scholz ka qenë shumë i ngadalshëm dhe joambicioz në përmbushjen e premtimeve të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb