KAVAJË

Një 41-vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në detin Adriatik. Sipas informacioneve zyrtare, sot rreth orës 17:20, tek “Plazhi i Gjeneralit”, në Kavajë, shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb