VLORË

Një i moshuar ka humbur jetën teksa ndodhej me pushime në Vlorë. Mësohet se 78-vjeçari nga Berati me iniciale E.H., kishte hyrë në det në Zvërnec dhe nuk ka mundur të dalë më.

Ai është nxjerrë nga uji pa shenja jete dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb