KUKËS

Një 19- vjeçar me inicialet S.B, është mbytur në një rezervuar në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Novosej teksa mësohet se 19- vjeçari kishte hyrë për t’u larë por u mbyt.

Këtë periudhë nuk kanë qenë të pakta rastet e mbytjeve në det, Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin, në lumenj apo dhe në rezervuare si rasti i fundit në Kukës, apo në Gramsh 2 javë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb