Nuk kanë munguar batutat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që po mbahet në Prishtinë.

Me ironi, Rama thumboi të gjithë ata që komentojnë raportin e tij me kryeministrin Albin Kurti, teksa tha se para se të niste mbledhja po lehte një qen, që sipas kryeministrit shqiptar, i ngjante atyre që fusin xixa mes tij e Kurtit.

“Faleminderit edhe për ndalimin e shiut, se ka pas herë pas here reshje. Ishte një qen aty që lehte, por nuk lehu më, çka mbase jem një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin zakonisht xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështje për të cilat nuk merreshim vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh. Kështu që me të falat përkatëse për qenin unë e konsideroj të hapur këtë mbledhje”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb