TIRANË

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pranishëm në studion e emisionit “Real Story” në News24 foli me shifra konkrete në lidhje me nivelin e kriminalitetit në vendin tonë. Sipas tij, gjashtë vite më parë vriteshin mbi 100 persona, ndërsa sot kjo shifër ka pësuar rënie drastike. Ai tha se kjo nismë duhet të mbështetet gjerësisht nga ana e shoqërisë, pasi shtoi faktin se gjykatat po lirojnë persona të akuzuar për vrasje.

Pjesë nga debati:

Lleshaj: Shqipëria është një vend shumë i sigurt në krahasim me 6 vite më parë, në 2012 vriteshin 126, në 2019 numri është në 26. Shifrat krahasoni vetë. Nuk po flas për perceptim. Kriminaliteti në Shqipëri është i përgënjeshtruar nga realitetit. Kemi përgjysmuar krimin e rëndë të Shqipërisë. Gjeni çdo statistikë. Kjo është nevojë për të mbuluar një situatë të papranueshme në të cilën  ndodhemi sot. Po lirohen vrasës. Hyjnë me pranga në duar dhe dalin, edhe pse janë të akuzuar për vrasje. Ne jemi konsultuar me shumë partnerë. Janë shumë. Është me konsultuar Euralius. Desha t’ju ftoj ju, që ne kemi nevojë për mbështetje shoqërore. Kjo është konsultuar me ata që dinë.

Klodiana Lala: Më thoni një organizëm ndërkombëtar me të cilin jeni konsultuar për këtë paketë.

Sandër Lleshaj: Është konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe shumë shpejt do kemi mbështetje publike. Është konsultuar shumë madje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: