Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh paralajmërues për zaptuesit e plazheve.

Duke publikuar disa mesazhe të qytetarëve në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama shkruan se vazhdon pa pushin lufta për çlirimin e plazheve.

Sipas kreut të qeverisë, ky sezon do të jetë i fundit me këtë hall të madh për njerëzit dhe turp të madh për vendin e për shoqërinë.

“Vazhdon papushim lufta për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, falë edhe qytetarëve që nuk heshtin?Ky sezon do të jetë i fundit me këtë hall të madh për njerëzit dhe turp të madh për vendin e për shoqërinë?Me ligjin e ri për vijën bregdetare, përgjegjësinë për mbrojtjen e kësaj pasurie publike, të pushuesve e të bizneseve të rregullta, pa miq nëpër bashki e pa lekë për zyrtarucët bashkiakë, do ta marrë shteti”, thekson Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb