Hera e fundit që ato u panë, ishte teksa po luanin me ujë. Megjithatë, pas disa minutash, të dyja ishin me kokë poshtë brenda pishinës së madhe të shtëpisë.

Kjo ishte panorama para ngjarjes së rëndë të ndodhur në kopshtin e një vile në Bolonja të Italisë, ku humbi jetën një 50-vjeçare me origjinë filipineze që punonte si dado.

Dadoja dhe vajza 2 vjeçe për të cilën kujdesej po qëndronin pranë pishinës për t’u freskuar, por papritur, ndoshta për shkak të një sëmundjeje, gruaja humbi ndjenjat dhe ra në ujë, duke tërhequr edhe vogëlushen pas vetes.

Një hipotezë tjetër është se fëmija ka rrëshqitur duke luajtur dhe dadoja në përpjekje për ta shpëtuar është mbytur.

Gruaja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa fëmija është ende gjallë por në gjendje shumë të rëndë. Ajo kishte kohë që kujdesej për vajzën e vogël dhe atë ditë kishin vendosur të luanin me ujin e pishinës në via dei Sabbioni, në kopshtin e vilës së  gjyshërve të vogëlushes.

Për arsye që ende nuk janë konstatuar të dy ishin me shenja jete nën ujë për disa kohë, derisa 50-vjeçares u ra të fikët. Gruaja u gjet duke pluskuar dhe foshnja me kokë poshtë nga pjesëtarët e tjerë të stafit të brendshëm që ndodheshin në shtëpi dhe thirrën menjëherë policinë.

Personeli shëndetësor ka bërë të pamundurën për t’i reanimuar në vend dhe për t’i dërguar me urgjencë në spital. Kur zemra nisi t’i rrihte sërish, vajza u dërgua në urgjencën pediatrike të Sant’Orsola në Bolonja, ku ndodhet ende e shtruar në terapi intensive, me një prognozë të rezervuar.

Nga ana tjetër, dado mbërriti në rrezik për jetën në spitalin Maggiore dhe pas një shtrimi të shkurtër në terapi intensive ajo ndërroi jetë, si nga pasojat e sëmundjes që e goditi edhe nga mbytja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb