Një 5 vjeçar në Berkeley County në Karolinën e Jugut është plagosur rëndë nga një kositëse bari gjatë një incidenti në banesën e tij.

Sipas Policisë së Berkeley County shërbimet e urgjencës ndërhynë në një shtëpi pranë Lake Moultrie Drive në zonën e Bonneau pasditen e së shtunës pasi u informuan se një i mitur ishte plagosur, teksa një kositëse bari i kaloi sipër.

Prindërit e fëmijës i thanë autoriteteve se djali i tyre po luante në oborrin e shtëpisë teksa i ati po priste barin ku më pas vuri re dorën e të birit poshtë kositëses.

Nëna e 5 vjeçarit shtoi se djali po luante në oborr dhe se ai doli prapritur para se të goditej nga mjeti prerës. Autoritetet nuk dyshojnë për një plagosje të qëllimshme, ndërsa i mituri është transportuar drejt spitalit të fëmijëve Shawn Jenkins me lëndime të rënda në dorën dhe këmbën e majtë.

Sakaq prindërit e fëmijës bënë me dije me anë të një postimi në Facebook se djali i tyre është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe se do t’i nënshtrohet operacionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb