Gianluiggi Donnarumma, portieri 18 vjeçar i Milanit është surpriza e këtij sezoni në futbollin Europian. Gardiani i talentuar ka mahnitur me pritjet deçizive ku shpesh herë është bërë idhull i tifozërisë së djallit në “San Siro”.

Por sot, në sfidën që kuqezinjtë po luajnë aktualisht kundër Peskarës në Seria A, Donnarumma ka gabuar dhe kjo i ka kushtuar shtrejntë Milanit. Një top i kthyer mbrapa nga kapiteni Palleta, nuk është ndaluar siç duhet nga 18 vjeçari duke përfunduar në rrjetë, 1-0 për vendasit.

1-0 Gianluigi Donnarumma Funny Mistake… by bestfootballtv
Pavarësisht kësaj, në verë për gardianin pritet të bëhen çmendurira, me Barcelonën, Real Madridin apo Manchester City-n që mund të ofrojnë deri në 80 mln euro për të firmosur me portierin që me shumë mundësi do futet në histori për vlerën e kartonit. Aktualisht Buffon mban rekordin e portierit me me të shtrejntë të merkatos duke kaluar nga Parma tek Juventus për 51 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb