Rusia zyrtare ka deklaruar se do të përpiqet të marrë mbetjet e dronit amerikan i cili u përplas ditën e djeshme me një avion luftarak rus mbi Detin e Zi, teksa ka akuzuar Uashingtonin për “pjesëmarrje të drejtpërdrejtë” në luftën në Ukrainë.

Zyrtarët rusë mohuan të ishin përgjegjës për rrëzimin e mjeteve fluturuese dhe thanë se marrëdhëniet me SHBA-në kishin arritur “pikën më të ulët” ndonjëherë.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, Nikolai Patrushev tha sot për kanalin televiziv Rossiya-1: “Nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta rimarrim apo jo dronin, por po punojmë për këtë”.

“Së dyti, në lidhje me dronin, amerikanët vazhdojnë të thonë se nuk po marrin pjesë në operacione ushtarake. Ky është konfirmimi i fundit se ata po marrin pjesë drejtpërdrejt në luftë”, u shpreh Patrushev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: