Donnarumma po kalon një moment shumë të vështirë, në Francë dhe jo vetëm, e bëjnë fajtor për eliminimin e PSG nga Champions League, mbi të gjitha për atë gafë në golin e barazimit. Kaq ka mjaftuar për Donnarmma ta shoh veten në pozita jo të favorshme, L’Equipe shkruan se e ardhmja e tij është në dyshim, në të njëjtën linjë janë edhe mediat italiane.

Çfarë do të ndodh me ish portierin e Milan? Në shtëpinë e PSG menjëherë kanë vendosur se Keylor Navas do të rikthehet titullar, madje që këtë fundjavë në sfidën kundër Bordos në Ligue 1. Jo vetëm kjo sfidë kundër PSG, e gjithë aventura e Donnarumma në Paris nuk ka qenë shumë pozitive, në çdo moment ka pasur një dualizëm të madh mes tij dhe Navas, rivaliteti dhe pikëpyetjet kanë qenë aq të madha sa drejtuesit e klubit, por dhe trajneri Pochettino kanë qenë të detyruar të japin shpjegime.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në këto kushte, i rrethuar gjithnjë nga paqartësitë por dhe pas sulmeve të mëdha që iu bën pas sfidës kundër Real Madrid, e ardhmja e portierit “azzurr” mund të marrë një kthesë të fortë dhe të papritur. Juventus qëndron në dritare të gatshëm të hidhen menjëherë në sulm për të rikthyer Donnarumma në Serie A.

Corriere
Corriere

Sipas “Corriere dello Sport”, “Zonja e Vjetër” do të tentojë të josh Donnarumma por mbi të gjitha të bind PSG pasi italiani ka një kontratë të vlefshme deri në 2026. Edhe gjatë verës, përpara se të kalonte tek PSG, Juve shprehu publikisht dëshirën për ta transferuar në Torino teksa shihet si pasuesi ideal i Buffon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb