Ish-zv.Presidenti amerikan Mike Pence foli për një alternativ për pushtetin në Iran, një Shah, por ai hodhi poshtë këtë mundësi, duke iu drejtuar të gjithëve me një pyetje: A do populli i Iranit të zëvendësojë një diktator me një tjetër?

“Rezistenca dhe njësitë e rezistencës tuaj kontribuojnë në parimet demokratike dhe lirinë për të drejtat themelore për çdo qytetar. Është një vizion për Iranin e lirë, është një frymëzim për gjithë botën. Maryam Rajavi është e ardhmja e Iranit duke garantuar të drejtën e shprehjes, të drejtën e lirisë për popullin e Iranit, themelet e parimeve demokratike për themelimin e një republike dmeokratike. Regjimi dhe tirania janë duke mashtruar gjithë botën që mund të ketë dhe një alternativë për një Shah në Iran, por dua t’ju siguroj nuk është se ne ngatërrohemi nga deklarata të tilla. Më lejoni t’ju pyes, për gjithë botën, a duan populli i Iranit të zëvendësojnë një diktator me një tjetër diktator apo duan të jetojnë në parime lirie, demokracie për të gjithë popullin e tyre?”, deklaroi Pence nga Manza ku vizitoi kampin e muxhahedinëve Ashraf 3.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb