SKRAPAR-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skrapar, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkëmbi. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Grepi i Sterrës”, në fshatin Kapinovë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktima është identifikuar shtetasi Hekuran Gega, banues në Poliçan. Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë parë skenën e tmerrshme.

Të njëjtat burime thanë se i moshuari kishte shkuar në mal për të mbledhur çaj, por kishte rënë aksidentalisht nga shkëmbi. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb