Presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur optimist për vendin e tij sa i përket konfliktit të armatosur në Ukrainë, duke thënë se nuk ka dyshime për triumfin e Moskës.

Putin vuri në dukje se gjatë operacionit ushtarak Rusia po mbron “tokën, njerëzit dhe vlerat e saj” dhe për këto arsye , “ajo do të dalë patjetër fituese”.

Konflikti i armatosur mes Rusisë pushtuese dhe Ukrainës ka nisur para 463 ditësh, teksa nuk ka ende shenja për negociata mes palëve të cilat ende synojnë fitoren dhe një pozicion më komfort për të çelur bisedimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: