Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha sa i takon deklaratave të këtij të fundit për bizneset, i ka përmendur familjarët.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së Balla i sugjeroi liderit të demokratëve të shohë se si ecin bizneset e tij familjare, të kunatit të tij apo dhe të vëllait.

“Lulzimi ankohet se bizneset po mbyllen, se bizneset janë nën presionin, i mbyti qeveria. Po si mor Lulzim bizneset po mbyllen apo janë nën presion?!
Mjafton të shohësh bizneset e tua familjare, të kunatit apo vëllait, dhe provohet tërësisht e kundërta.
Rritje me disa herë e xhiros vjetore. Kjo është për ata që thonë, ‘ku i keni 300 mijë vendet e punës’. Por vendet e punës as kanë gojë të flasin dhe as bëjnë lajm për të dalë në televizor. Edhe tregtia me pakicë, sipas Bankës së Shqipërisë, është rritur vit pas viti”, tha Balla.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb