Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve, e ardhmja e sulmuesit norvegjez mbetet e gjitha për tu përcaktuar, në një kohë kur për të interesohen shumë klube të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Man.City e shumë të tjerë.

Gjithashtu në këtë diskutim është edhe B.Dortmund, me verdhezinjtë që me sa duket po i ushtrojnë presion për të rinovuar kontratën e tij aktuale, me kushtin që të hiqet klauzola prej 75 milionë euro.

Në lidhje më të ardhmen e tij ka folur vetë Haaland: “Klubi ka nisur të më bëj presion, kërkojnë që të marr një vendim. Në këto momente më intereson vetëm të luaj futboll, momenti për të sqaruar gjërat po vjen, por jo tani”, u shpreh Haaland.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: