Ditën e djeshme në Gjykatën e Kundërvajtjes në Volos të Greqisë, para trupës së gjyqtarëve ka dalë një prift nga Pelioni i Jugut, i akuzuar nga gruaja se e kishte rrahur dhe që prej të premtes qëndronte në paraburgim.

Gruaja e tij është ankuar se ai e goditi dhe e shkatërroi shtëpinë edhe pse i ishte vendosur një masë kufizuese për të mos iu afruar shtëpisë në 150 metra distancë.

“Po përjetoj abuzim”, shkruante gruaja e priftit nga Pelioni në një grup interneti në Facebook, ndërsa nga profili i priftit u zbulua se gruaja e tij ishte xheloze për të. Megjithatë, ajo ka shkruar në grupin e internetit se bashkëshorti i saj po abuzon me të për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore.

Por, gruaja është tërhequr në gjykatë dhe ka pranuar të ketë ndërmjetësim penal për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre familjare dhe në të njëjtën kohë të hiqen ndalesat që i ishin vendosur priftit.

Të shtunën e kaluar, gruaja i kërkoi Gjykatës Autofore Penale prej tre anëtarësh që të mos procedojë penalisht bashkëshortin prift, pavarësisht se episodi i dhunës verbale, tensioneve, ngritjes së zërit dhe prangave kishte ndodhur në të kaluarën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: